Policia italiane ekzekutoi masat e sigurisë të dhëna për anëtarët e një organizate që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë.

Mes të arrestuarve ishte edhe një shqiptar, i cili gjatë hetimeve, duke ditur se ishte i parregullt, ka favorizuar hyrjen dhe qëndrimin në territorin e shtetit italian të kreut të organizatës, duke e transportuar me makinë kufiri i Triestes deri në L’Aquila.

Po ashtu, është shqiptuar masa e sigurisë arrest shtëpiak për një maqedonas, i cili gjatë hetimeve i ka dorëzuar organizatës një sasi të madhe kokaine.

Përfundimisht, janë marrë edhe tre masa të tjera sigurie (dy arrest shtëpie dhe një detyrim qëndrimi në komunën e vendbanimit) ndaj 3 subjekteve (me kombësi shqiptare, ukrainase dhe italiane), të cilët kanë bashkëpunuar herë pas here dhe disa herë me anëtarë të shoqatës për tregtimin e lëndëve narkotike si kokaina në këtë kryeqytet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb