Policia kufitare malazeze gjatë kontrollit të një automjeti të një personi nga Tuzi, gjeti 35 kilogramë marijuanë, të dyshuar si të trafikuar nga Shqipëria, ndërsa shoferi E. M, 24 vjec, u arrestua.

Drejtoria e Policisë bëri të ditur se policia kufitare ka kontrolluar një automjet në rrugën Grabon – Dinoshë dhe se droga është gjetur në dy thasë dhe një qese në bagazh. Bëhet fjalë për 62 pako me marijuanë.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë. Drejtuesi i mjetit është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe trafikimit të paautorizuar të drogës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: