Laboratori i kokainës që u zbulua në fshatin Qerekë dhe çoi në pranga 10 persona, tre prej të cilëve shtetas kolumbianë dhe venezuelianë.
Roli i tyre ishte ndarja e kokainës, e cila ishte e shkrirë në lëkurët e bagëtive që vinin nga Amerika Latine.
Nga hetimet rezulton se laboratori ishte ngritur prej disa muajsh, ndërsa SPAK kishte nën vëzhgim vendin, por edhe pjesëtarët e grupit të trafikantëve.
Sasia e parë me lëkurë ka hyrë në Shqipëri në muajin shtator, ndërsa e dyta në nëntor.
Grupi hetimor ishte në dijeni të asaj që po ndodhte, ndërkohë që ndërhyrja u realizua në momentin kur shtetasit e huaj do të nisnin procesin “kimik”, atë të ndarjes së kokainës nga lëkurët e bagëtive.