Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 47-vjeçarit Lazer Tozaj, në Selenicë të Vlorës. Mësohet se viktima ishte i përfshirë në trafik droge.

“BalkanWeb” sjell më poshtë faktet, se si Tozaj ishte arrestuar së bashku me tre persona të tjerë në vitin 2005 dhe ishte marrë i pandehur nga Krimet e Rënda, për shkak të trafikut të drogës.

Mësohet se ai ishte pjesë e një grupi kriminal, që kishte trafikuar 1145 kilogramë hashash në Kavajë, ndërsa përfshirja e 47-vjeçarit në trafik dhe roli i tij ishte zbuluar pas katër vitesh hetim.

Ai u ekzekutua mbrëmjen e sotme me tre plumba, në prag të shtëpisë së tij, ndërsa raportohet se përdorte dy emra, pasi njihej edhe si Nikola Ikonomi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb