Një shtetas shqiptar është arrestuar sot në Maqedoninë e Veriut për trafikimin e 12 emigrantëve me një automjet “Hyundai” njoftoi policia kufitare.
Sipas raportimeve, 28-vjeçari shqiptar është arrestuar rreth orës 12:15 në afërsi të fshatit Stojakovë afër kufirit me Greqinë, pasi ka tentuar të ikë kur policët e stacionit policor “Bogorodica” për vëzhgim kufitar i bënë shenjë të ndalonte.
“Në orën e përcaktuar “Hyundai” me të cilin drejtonte nuk është ndalur në tabelën e ndalimit të dhënë nga punonjësit e policisë dhe ka vazhduar lëvizjen. Ai ndaloi me shpejtësi mjetin dhe u largua me vrap. Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit të terrenit është gjetur dhe arrestuar, si dhe janë gjetur 12 emigrantë (nga katër nga Siria, Libani dhe Irani) që po transportonte në automjet”, thuhet në njoftim.
Shtohet se klandestinët janë vendosur në qendrën e pritjes dhe tranzitit në Gjevgjeli, ndërsa 28-vjeçari shqiptar është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.