ITALI

Autoritetet në Itali kanë shkatërruar një grup trafikantësh droge, i cili drejtohej nga shtetas shqiptarë.

Me urdhër të lëshuar nga Prokuroria e Frozinones, policia italiane ka ekzekutuar 13 urdhër – arreste me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Hetimet kanë nisur në mars të 2018 pas sekuestrimit të disa makinave të modifikuara enkas për transportimin e drogës.

  • foto galeri

Hetimet zbuluan se një rup trafiku i lëndëve narkotike anonim vepronte në komunat Alatri, Fiuggi, Ostia,  Ferentino e Frozinone. Grupi e trafikonte drogën jo vetëm në këto komuna, por edhe në veriun e Italisë.

Në pranga përfunduan: Myftar Balliu, 27 vjeç, i njohur si Angelo i lindur në Shqipëri por që jeton në Ferentino; Mateo Balliu, 22 vjeç, gjithashtu banues në Fansino, si dhe Fjoralb Fejzo, 22 vjeç, banues në Ferentino. Pjesa tjetër e të arrestuarve janë shtetas italianë.

Midis personave të përfshirë në operacionin “Bazar” ishte një infermiere nga Ostia që herë pas here furnizonte sheshin e tregut të Fiuggi. Gjatë operacionit, u sekuestruan një kilogram dhe 130 grama hashash, 370 grama kokainë dhe shuma të mëdha parash të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb