Policia e Elbasanit bën me dije se ka arrestuar edhe dy persona të  tjerë, të cilët ishin shpallur në kërkim, pasi bënin pjesë në grupin kriminal të shtetasve që trafikonin klandestinë nga vendet e treta për në Europë.

Më herët janë arrestuar 8 persona në kuadër të këtij operacioni, ndërsa me prangosjen edhe të 2 të tjerëve, numri i të ndaluarve shkon në dhjetë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Vijon  operacioni i koduar “TRANZIT”.

Shkon në 10 numri i personave të arrestuar dhe të ndaluar, që vepronin si grup kriminal  në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

Në vijim të operacionit janë kapur dhe ndaluar shtetasit :

M.K., 32 vjeç, dhe  M.K., 56 vjeç të dy banues në Tiranë , për veprën penale ”Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në formën e kontrabandimit të njerëzve”, kryer në bashkëpunim

Më herët gjatë operacionit të ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me  Drejtorinë  e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan janë arrestuar e ndaluar edhe 8 persona, ndërmjet tyre dhe kreu i grupit një shtetas turk.

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin  e shtetasve të huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb