GREQI – Dy shqiptarë dhe një grek janë arrestuar nga policia helene pas një aksioni anti-drogë.

Mediat fqinje bëjnë me dije se autoritetet greke kanë goditur një grup që trafikonte drogë në zona të ndryshme të Athinës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2,7 kg kokainë dhe 3,4 kg kanabis, si dhe 14.000 euro, tre automjete dhe nje motociklete.

Mësohet se grupi dispononte dhe një laborator të përpunimit të kokainës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb