Policia franceze ka vënë në pranga një person pas një operacioni anti-droge, që transportonte lëndën narkotike nga Belgjika në Francë, por janë befasuar kur kanë parë identitetin e tij: Clement Turpi, gjyqtari francez që arbitroi me sukses gjysmëfinalen e kthimit mes Juventusit dhe Ajaksit të Amsterdamit.

Por në fakt nuk bëhej fjalë për Clement Turpinin e vërtetë, por për një person tjetër, 34-vjeçari Munir.A, që kishte vjedhur identitetin e gjyqtarit të famshëm për të kaluar më me lehtësi kontrollet policiore, raporton gazeta franceze “L’Equipe”. Trafikanti ishte pjesë e një bande të organizuar të narko-trafikut, ndërsa policia e Versajës ka zbuluar të gjithë rrjetin dhe mënyrën sesi banda vepronte.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb