POGRADEC

Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrëst sot në Pogradec. Sipas policisë shtetasi me iniciale J.P u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Vazhdimësia”.

I riu është dënuar me arrest me burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës për  akuzën e trafikimit të armëve e municioneve dhe  bimëve narkotike.

“Në vijim të operacionit policor të koduar “Vazhdimësia”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të këtij operacioni u bë kapja e shtetasit në kërkim J.P.,25 vjeç, banues në Pogradec .

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i armëve dhe municioneve” ,”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb