ITALI- Një operacion i Policisë italiane ka përfunduar me arrestimin e një shqiptari të akuzuar për trafik droge, sekuestrimin e 20 kilogramë kokaine të pastër, 200 mijë euro para kesh dhe tre armëve.

Mediat italiane shkruajnë se në pranga ka rënë një trafikant droge shqiptar i identifikuar si Indrit Taipi (në foto poshtë), që vepronte në territorin e Lecco por me lidhje në të gjithë rajonin e Provincës me të njëjtin emër.

Operacioni, i cili filloi në brendësi të Lecco dhe u zhvillua edhe nëpër territoret e Brianza dhe Milanos, pa epilogun e saj në provincën e Brescia ku trafikanti shqiptar u kap dhe u arrestua. Brenda në makinën e përdorur nga shqiptari, nga kontrolli janë gjetur 200.000 €, e cila ishte përfitimi i pagesës së një dërgese të mëparshme kokaine.

Sakaq, nga kërkimet në shtëpinë e Taipit, në Brescia, janë gjetur edhe 20 kg kokainë e pastër, tre armë, një nga të cilat e pajisur me silenciator, si dhe një set i plotë municionesh. Mësohet se kokaina mbante “logon” e kartelit të Amerikës së Jugut, përgjegjëse për prodhimin.

(ma.ar/Panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: