TIRANË-Orët e para të paradites dhe pasditja krijojnë radhë të gjata makinash në rrugën Tiranë-Vorë-Durrës për shkak të sezonit turistik.

Policia rrugore në një deklaratë për mediat u bën apel qytetarëve që të përdorin edhe aksin Tiran-Ndroq-Plepa për të përballuar trafikun.

“Rruga Tiranë-Vorë-Durrës ka fluks në oraret 07:10 paradite dhe 19:00-22:00 pasdite. Të shtunave ndalohen mjetet e rënda nga ora 09:00-14:00”- thuhet në deklaratën e policisë.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: