Një tjetër zhvillim nga superoperacioni i karabinierëve i zhvilluar në janar, ku 5 persona përfunduan në burg. Por tashmë atyre iu shtohet një anëtar i ri i akuzuar për shpërndarje droge.
Personi i gjashtë i arrestuar është një 39-vjeçar i implikuar në hetimin “Ofiçina kriminale” që po kryhet nga karabinierët e kompanisë së Abano Terme që prej fillimit të vitit.

39-vjeçari forcon radhët e të arrestuarve shqiptarë, katër duke përfshirë edhe atë, përveç dy italianëve. Banor në Abano, ai akuzohet për shpërndarje droge në bashkëpunim, pjesëmarrje në organizatë kriminale, e cila duek shfrytëzuar kapanonin e Monselices, prodhonte dhe tregonte kokainë shumë të pastër.

Katër arrestimet dhe zbulimi i drogës në janar
Hetimet filluan në janar, kur karabinierët e vendosur jashtë ndërtesës me numrin 13 të rrugës Piemonte, në një zonë industriale, panë një skenë që nxori në siëprfaqe aktivitetin e paligjshëm. Artur Hysa, 39 vjeç nga Tribano dhe 34 vjeçari, patriot i tij Jetmir Hallunaj janë parë duke i dorëzuar një armë 52-vjeçarit Francesco Antonio Durante, i njohur për disa precedentë.

Arma, e fshehur nga italiani dhe e gjetur nga karabinierët dhe një kontroll i kapanonit gjatë ditëve të ardhshme, çoi në zbulimin e rafinerisë së drogës: kokainë e pastër me 85% të përbërësit aktiv, e përgatitur dhe e fshehur kudo.

Tre persona u arrestuan për vjedhjen, dhënien dhe mbajtjen e armëve, dhe dy shqiptarët, gjithashtu edhe për posedim me qëllim shpërndarjen e drogës.
Atyre iu bashkua 37-vjeçari nga Brescia Alessio Zanini, një trafikant ndërkombëtar dhe një i arratisur i cili u zbulua në një furgon në Durante. Me dy vendime burgosje që rëndonin mbi të edhe ai, ashtu si të tjerët përfundoi prapa hekurave.

Pika e kthesës në tetor
Pas arrestimeve të para u zbulua se Artur Hysa ishte në fakt bosi i organizatës, që ishte i rrethuar nga bashkëpunëtorët për të menaxhuar trafikun me shumicë. Detyrë që i ishte besuar jo vetëm Hallunajt, por edhe Florian Nacit, një hallkë e fortë midis prodhimit dhe shpërndarësve me pakicë.

Për këtë të fundit, arresti u bë në 23 tetor, së bashku me një urdhër të dytë burgimi për bosin e arrestuar. Përveç tyre, u zbulua se edhe shqiptari i arrestuar këtë mëngjes kishte një rol në menaxhimin e xhiros së kokainës. Pra, janë gjashtë persona që kanë përfunduar në burg në Padova dhe Rovigo, me akuza të ndryshme, në kuadër të operacionit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb