TIRANË- Gjykata ka vendosur “Arrest me burg” për efektivin e Policisë së Shtetit Hamëz Demushaj, të cilit ju gjet kokainë e heroinë në shtëpi, ndërsa dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti trafiku mes Kosovës e Shqipërisë.
Seanca është zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës.
Demushaj, efektiv i Komisariatit numër 6, u arrestua pesë ditë më parë me vendim gjykate, ndërsa në seancën e sotme gjyqtari Neritan Cena la në fuqi masën “arrest me burg”. Pas hetimeve disa mujore, ishte Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme që bëri arrestimin e Hamëz Demushajt. Në banesën e tij u gjetën 3.6 kilogramë kokainë dhe 0.5 kg heroinë si dhe materiale të tjera.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: