Ky është momenti kur disa prej të arrestuarve për trafikun e kokainës nga Amerika Latine mbërrijnë në Gjykatën e Posaçme.
Nga operacioni u zbulua një laborator kokaine, ndërsa u arrestuan 10 persona, 3 prej të cilëve shtetas të huaj. Të 10 të arrestuarit dalin sot para Gjykatës së Posaçme për vleresimin e masave të sigurisë.
Operacioni i drejtuar nga SPAK u shtri edhe në zonën e njohur si “Kodra e Diellit2”. Shtetasit e huaj, dukej se kishin rolin e “kimistëve” për ndarjen e kokainës nga lëkurët e bagëtive.