Një shoqëri dronesh për pasagjerë konfirmon se e ka gjetur zgjidhjen në lidhje me trafikun që sa vjen e bëhet më i rënduar, shkruan tgcom.

Shoqëria Autonomous Flight ka objektiv të saj Y6S-n, një pajisje elektrike dy vendëshe e cila do të testohet në Londër në fund të këtij viti.

Të aftë për të arritur një shpejtësi prej 110km/h, në një lartësi prej 450 metrash, droni i ri do të jetë në gjende të transportojë pasegjerë dhe do të kushtojë 22.550 euro.

Mjeti i ri i transportit mund të përdoret edhe për transport publik në Londër, duke dërguar në destinacion këmbësorët për më pak se 15 minuta dhe bileta do të kushtojë “vetëm” 28 euro.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: