NJë operacion nga SPAK, autoritetet spanjolle, policia shqiptare si dhe agjenci të tjera të huaja goditi mbrëmjen e së premtes një grup të organizuar të trafikut të drogës.
Nga operacioni u zbulua një laborator kokaine, ndërsa u arrestuan 10 persona, 3 prej të cilëve shtetas të huaj. Të 10 të arrestuarit dalin sot para Gjykatës së Posaçme për vleresimin e masave të sigurisë rreth orës 09:30.
SPAK deklaron se sekuestroi 48 tonë, të tretur në 850 lëkurë të kriposura që ishin importuar në Shqipëri. Për ta nxjerrë përmbajtjen narkotike nga lëkurët e gjethëve udhëtuan drejt kryeqytetit shqiptar 3 shtetas të huaj, dhe konkretisht kolumbiani Hiulen Narvarez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano nga Venezuela.
Referuar të dhënave shtetasit e huaj bënin ndarjen e lëndës narkotike nga lëkurat e bagëtive.
Në operacionin e drejtuar nga SPAK u përfshinë edhe agjenci të huaja, ndërsa ende nuk dihet sasia totale e kokainës, e sjellë përmes lëkurëve të bagëtive në dy ngarkesa, të shtatorit dhe nëntorit.
Referuar hetimeve, ata hapën një kompani për futjen e lëkurëve të gjethëve, duke e regjistruar në emër të një shtetasi që rezulton i pa implikuar në trafik dhe përmes saj futën ngarkesat, të cilat u shpërndanë në dy pika, njëra pak kilometra larg Tiranës.
SPAK e konsideron nivelin e bashkëpunimit me trafikantët e huaj që do të kryenin ekstratimin e kokainës të një niveli të lartë organizimi që do të realizohej me një teknologji të avancuar. Ndërkohë që vendosja e laboratorëve në afërsi të aeroportit dhe të portit të Durrësit u krye me qëllim transportin e shpejtë të kokainës.
Të arrestuarit nga operacioni i SPAK
Shtetas shqiptar:
Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
Hiëlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian
Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian
Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian