BARI-Tashmë ajo ka shpëtuar nga ferri por ka humbur shokun e jetës. Gruaja e viktimës greke, i pari i pajetë i deklaruar zyrtarisht nga trageti famëkeq italian ku ditën e djeshme u dogj nga një zjarr i rënë në garazh tregon sot orët e tmerrit.

“Burri im dhe unë qëndruam për 4 orë në ujë. Tentova ta shpëtoj, por nuk ia dola dot. Ai më thoshte vazhdimisht, ‘do vdesim, jemi duke vdekur”. Kështu e nis Teodora Doulis, 56 vjec, bashkëshortja e 62-vjecarit grek që vdiq në fillim të incidentit të nisi në anije, shumë pak milje larg bregdetit shqiptar.

Më tej ajo tregon se në ujë ka vërejtur një trup të pajetë.
“Pashë një person të vdekur. Kufoma e tij, notonte pranë burrit tim, Dukej që kishte dhënë shpirt. Kishte të veshur një jelek shpëtimi”, tregon Teodora Douli, gruaja e grekut 62-vjecar që humbi jetën dje në tentativë për të shpëtuar nga flakët e anijes.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb