ITALI-Mund të rezultojë dramatik bilanci në tragetin “Norman Atlantic”. Një prej udhëtarëve të shpëtuar shprehet se ka parë në bordin e anijes 4 të vdekur. Ndërkohë bilanci zyrtar flet vetëm për një viktimë, një shtetas grek i quajtur Jorgos Doulis.
Por dëshmitari, një burrë i nacionalitetit turk e dha deklaratën sapo mbërriti në tokë sëbashku me 48 pasagjerë të tjerë të tragetit famëkeq “Norman Atlantic”.

Sipas tij, të vdekurit janë 2 gra dhe 2 burra.
“Katër besoj sepse ishte errësirë dhe nuk dalloheshin qartë, por ishin katër”. Dëshmitari thotë se shumë njerëz përfunduan në det.

“Pashë shumë njerëz që ranë në det. Nuk e di c’u bë me ta, nëse shpëtuan apo jo. Dëgjonim ulërima, shihnim tym, flakë dhe për 5 minuta, anija u përfshi e gjitha nga flakët. Mbeti shumë pak për t’u bërë. Ne mbetëm të izoluar në katin e fundit të tragetit”.
Zjarri shpërtheu dje në katin e poshtëm të makiave ndërsa trageti po udhëtonte nga porti perëndimor grek i Patrasit për në portin italian të Ankonës.
Mësohet se në bordin e tragetit ndodheshin 478 persona, 268 prej të cilëve me kombësi greke, mbi 100 italianë dhe 25 shtetas me pasaportë shqiptare, ndërsa 54 persona janë pjesë e ekuipazhit. Nacionalitetet jane: 234 grekë, një rumune, 2 rusë, 6 austriakë, 2 hungarezë, 10 zviceranë, një kroat, 8 gjeorgjianë, 5 sirianë, një suedez, një kanadez, 2 ukrainas, një egjiptian, 18 gjermanë, 54 turq, 2 afganë, 22 shqiptarë, një maltez, 7 bullgarë, 3 nga Maqedonia, dy britanikë, 22 italianë, 3 holandese, 3 belgë, 9 francezë, 2 irakianë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb