AFRIKË E JUGUT

Një familje kishte shkuar në Afrikën e Jugut me pushime, por duket se atje kanë gjetur ferrin, pasi nuk u kthyen më. Një baba dhe dy fëmijët e tij vdiqën, pasi ata kanë ndërhyrë në një aksident, ku mbeti viktimë nëna e fëmijëve.

Nëna e fëmijëve vdiq në aksident, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes ndërhynë t’i japin ndihmën e shpejtë. Mirëpo, në këtë moment një tjetër makinë me tjetër shofer i aksidentoi të gjithë anëtarët e familjes për vdekje.

Theuns Lubbe, 39 vjeç, Tristen 8-vjeçare dhe Amory 4-vjeçare vdiqën të premten natën rreth 100 kilometra në veri të Bloemfontein, Afrikë e Jugut së bashku me nënën e fëmijëve dhe gruan e burrit Elmarie, 36 vjeçe, shkruan “Daily Mail”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mes viktimave është edhe Juliana Gomez, fëmija i një miku të familjes, që ishte bashkë me të gjithë pjesëtarët e familjes. Ajo ndërroi jetë në spital pak më vonë, si shkak i plagëve që kishte marrë.

Neels Lubbe, kushëriri i Theun, tha se ai u rrëzua me makinë dhe automjeti u rrokullis disa herë. Kjo bëri që gruaja e tij Elmarie të ndërrojë jetë. Elmarie vdiq në vend, por Lubbe arriti të shpëtojë fëmijët nga rrënojat. Ai ngriti shenja paralajmëruese në rrugë që aty të mos kalonte ndonjë automjet, por një makinë me shpejtësi erdhi drejt tyre dhe i vrau të gjithë.

Shoferi i automjetit që vrau anëtarët e familjes iku nga skena e krimit, ndërsa është shpallur në kërkim. Hetuesit thanë se po shqyrtojnë ngjarjen e rëndë, ku u shua një familje dhe një engjëll i vogël.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb