18 persona janë shpëtuar – Kontrabandisti që drejtonte varkën bëri manovra të rrezikshme për të shmangur rojet bregdetare, duke bërë që emigrantët të binin në det
Një tragjedi me emigrantët në Egje, në zonën detare pesë milje detare në lindje të Afantou Rodos, ka ndodhur mëngjesin e së premtes kur operatori i skafit që i transportonte, humbi kontrollin për të shmangur anijet e Rojës Bregdetare, bëri manovra të rrezikshme, si pasojë e të cilave disa persona u hodhën në det.
Forcat e Rojës Bregdetare nxorrën tetë trupa nga deti, ku nga informacioni mësohet se mes tyre ka dy, tre fëmijë të vegjël, të moshës 2 deri në 8 vjeç. Ndërsa janë shpëtuar nga mbytja 18 persona.
Hetimet vijojnë nga dy mjete të rojes bregdetare, ndërsa një e tretë ka shkuar në zonë për të asistuar. Në të njëjtën kohë, një helikopter i Forcave Ajrore po jep ndihmë nga ajri.
(Balkanweb)