Të paktën 38 persona nga kanë humbur jetën pasi varka e tyre u përmbys në brigjet e Jemenit.

Të mbijetuarit u kanë thënë ekipeve të shpëtimit se anija, e cila kishte në bord rreth 250 persona, u fundos për shkak të erërave të forta.
Ndërkohë vijojnë ende kërkimet për 100 pasagjerë të cilët rezultojnë të zhdukur.
Autoritetet lokale në Rudum, thanë se personat në bord ishin emigrantë, kryesisht nga Etiopia, të cilët përdorin Jemenin si një pikë tranziti për të arritur në shtetet e Gjirit.

“Peshkatarët dhe banorët arritën të shpëtojnë 78 prej emigrantëve, të cilët raportuan se rreth 100 të tjerë që ishin me ta në të njëjtën varkë janë të zhdukur. Kërkimet janë ende në vazhdim dhe Kombet e Bashkuara janë informuar për incidentin”, raportojnë mediat lokale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb