Marcos Ibanez Paya, pjesë e skuadrës së të rinjve të CD Eldense, është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje.

15-vjeçari vuante prej pak kohësh nga meningjiti viral dhe prej dy muajsh ishte shtruar në spitalin Vistahermosa, sipas Mundo Deportivo.

CD Eldense është pjesë e grupit të 3 të Kategorisë së Dytë spanjolle. Federata Spanjolle e Futbollit kërkoi një minutë heshtje përpara fillimit të çdo ndeshje të kategorisë përkatëse në nder të të riut që u nda nga jeta në filizat e karrierës së tij.

Nga ana e tij, klubi shprehu ngushëllimet për familjen, miqtë dhe bashkëlojtarët e Paya-s.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb