Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin italian të Genova. Dy motra shqiptare, njëra 32 dhe tjetra 35 vjeçe, kanë rënë nga dritarja e banesës se tyre në katin e katër të një pallati.
Sipasojë, 32-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra është në gjendje të rëndë.
Dyshohet se njëra nga motrat është vetëvrarë, ndërsa motra tjetër ka shkuar që ta shpëtojë, por ka rënë dhe ajo.
Ngjarja ka tronditur zonën, ndërsa autoritetet italiane po hetojnë rrethanat e tragjedisë.
(BalkanWeb)