Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në fshatin Jabllanicë e Gjakovës, ku një shtëpi është shembur, duke zënë brenda tre të mitur.

Burime konfirmojnë se fëmijët u nxorën nga rrënojat dhe u dërguan me urgjencë në Spitalin e Gjakovës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, tre të miturit nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve të rënda dhe kanë ndërruar jetë.

Trupat e tyre ndodhen në Spitalin e Gjakovës, ndërsa autoritetet janë duke hetuar shkaqet e shembjes së shtëpisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb