Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Genova, Itali. Një i ri 20 vjeç, me origjinë shqiptare është gjetur pa jetë në një pellgu gjaku në një parkim në rrugën “Piazzetta”, një rrugë ngjitur me Corso Europa në lartësinë e stadiumit Carlini.


Në vend kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe mjekët e 118 por për të riun nuk kishte mbetur asgjë për të bërë. Ndërkohë po zhvillohen hetime për të rindërtuar ngjarjen dhe për të kuptuar shkaqet e vdekjes së 20-vjeçarit.


Hipoteza e parë është që i riu mund të jetë vetëvrarë duke u hedhur nga një lartësi rreth 4-5 metra. Dyshimet e tjera janë se mund të jetë përpjekur të ngjisë murin anësor por mund të ketë rënë aksidentalisht, megjithatë me kalimin e orëve kjo hipotezë gati është përjashtuar.


Viktima u gjet nga një grua që po shkonte në parkimin nëntokësor për të marrë makinën dhe më pas bërtiti për të kërkuar ndihmë. Një e re ka shkuar menjëherë duke u përpjekur ta reanimonte 20-vjeçarin, por ai ka ndërruar jetë pak çaste më vonë. Siç kanë konstatuar mjekët e 118 në vend, vdekjeprurëse ka qenë një plagë në kokë.

Më vonë u mësua se i riu jetonte në zonën e Teglias, në Valpolcevera, dhe kishte me vete një çantë shpine me libra dhe shënime matematike ose fizike. Hetimet për ngjarjen e rëndë por kryhen nga policia, hetuesit e seksionit të vrasjeve të ekipit të lëvizshëm dhe nga mjeku ligjor Marco Salvi.

Dyshohet për vetëvrasje megjithëse duket e çuditshme si i riu kërceu në boshllëk duke kaluar një rrjetë teli me maja sipër, në të cilën kishte grisur trikon dhe kishte marrë disa plagë në gjoks. Familjarët e të riut janë pyetur nga policia për të zbuluar motivet që e çuan drejt një akti ekstrem.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: