Dy zjarrfikës janë gjetur të vdekur në Korenë e Jugut dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur ndërsa më shumë se 20 zjarre  kanë shpërthyer  në të gjithë vendin, duke përfshirë një vdekjeprurës në pjesën juglindore të gadishullit korean.

Presidenti në detyrë Choi Sang-mok bëri thirrje për çdo përpjekje për të shuar zjarrin para perëndimit të diellit pasi zjarret po përhapeshin me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Zjarrfikësit që u gjetën të vdekur po përpiqeshin të shuanin një zjarr në provincën Jugore Gyeongsang që shpërtheu dje, të premten  dhe kishte djegur 2,750 hektarë deri të shtunën pasdite.

Më shumë se 200 banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.  Qeveria e Koresë së Jugut e shpalli zonën një gjendje katastrofe.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb