Tragjedi në Pensilvani, ku një zjarr ka rënë në një kopsht dhe pesë fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa një grua ka mbetur e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Erie dhe po hetohet për shkaqet e zjarrit. Autoritetet kanë bërë me dije që viktimat ishin të moshës nga 8 muajsh në 7 vjeç. Flakët kanë rënë herët në mëngjes, ku në brendësi flinin shumë fëmijë.

Ky është një kopsht i hapur 24 orë në 24, për prindërit që punojnë edhe natën.
Mes viktimave janë edhe katër fëmijë nga e njëjta familje, dy motra dhe dy vëllezër, nga 10 muajsh deri në 8 vjeç.

Alarmin e ka dhënë një djalë 17 vjeçar që banonte aty pranë. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka qenë e menjëhershme dhe me ndihmën e disa personave në vendin e ngjarjes kanë arritur të shpëtohen shumë fëmijë.

Një vajzë 12 vjeçare arriti të shpëtojë duke u ngjitur në çatinë e ndërtesës. Të panjohura mbetet ende shkaqet e aksidentit. Nga dëshmitë e para duket që flakët janë nisur nga salloni i katit të parë, por ende nuk dihet shkaku që provokoi zjarrin, që u shpërnda me shpejtësi të madhe në godinë, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: