Një krim i rëndë ka tronditur fshatin Vollkovë të Shkupit, ku një qiramarrës ka qëlluar mbi pronarin e shtëpisë ku banonte, si dhe ka plagosur edhe djalin e mitur të pronarit. Si pasojë e plumbave pronari ka ndërruar jetë.

Banorët thonë se janë zgjuar nga të shtënat me armë zjarri, të ndjekur nga sirenat e policisë dhe ambulancës. Një pamje e tmerrshme u shpalos para syve të fqinjëve. Ku trupi i pronarit ishte i palëvizshëm dhe i pajetë në shkallë, në një pellg gjaku.

Por tragjedia nuk u ndal me kaq. Në dëshpërim dhe panik, vrasësi është mbyllur në një nga dhomat, duke mos lejuar afrimin e policisë. Pas pak kohe ai u vetëvra.

Për momentin nuk ka asnjë informacion zyrtar për motivin e vrasjes dhe as për rrethanat që çuan në këtë tragjedi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb