Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet për prezantimin e të dhënave të anketimit për besueshmërinë e qytetarëve tek Policia e Shtetit, u shpreh se ajo që ndodhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani dhe reagimi ndaj policisë, ishte një histeri.

Falë konsultimeve me mësues dhe prindër, kryeministri tha se kemi tashmë një plan masash sa i përket sigurisë, plan që duhet të vihet në zbatim.

“Para disa kohësh ndodhi një tragjedi, preku të madh e të vogël humbi jetën një 14-vjeçar, një nxënës. U ngrit një histeri e madhe kundër Policisë, një absurditet total. Ne u angazhuam në një këshillim intensiv dhe të një mase kontaktesh me mësues e prindër dhe kemi sot falë atij këshillimi edhe një plan të ri për sigurinë të konsultuar edhe me Policinë e Shtetit. Por ama është shumë e rëndësishme të vihet në jetë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb