Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, për shkak të motit të keq. Një stuhi e madhe ka goditur gadishullin Halkidiki në vendin fqinj, duke iu marrë jetën shtatë turistëve dhe lënë të plagosur me qindra të tjerë.

Mediat e huaja raportojnë se mes viktimave janë edhe dy fëmijë 8 dhe 2 vjeç, si dhe mbi 100 persona të tjerë janë plagosur.

Nga stuhia e madhe raportohet se me dhjetëra pemë janë shkulur, disa shtëpi janë rrënuar dhe dyqane të dëmtuar tërësisht, dhjetëra makina janë përmbysur, probleme të mëdha me energjinë elektrike, dëme të pallogaritshme të pronës private dhe të infrastrukturës.

Kjo është pamja e shkatërrimit biblik të ndodhur vetëm në 10 minuta, ndërkohë që në gadishullin Halkidiki është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Halkidiki është një destinacion shumë i preferuar edhe për shqiptarët, por fatmirësisht nuk është raportuar për viktima shqiptare, vetëm të plagosur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb