TIRANË- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dërgoi sot mesazhe ngushëllimi Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck dhe Mbretit të Spanjës, Felipe VI për tragjedinë ajrore të ditës së djeshme, ku humbën jetën 67 shtetas gjermanë dhe 45 shtetas spanjollë.

Presidenti Nishani, përmes këtyre mesazheve u shprehu në emrin e tij personal dhe të popullit shqiptar, ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve të viktimave dhe miqve të tyre për humbjen e njerëzve të dashur.

“Të pafjalë të përshkruajmë tronditjen nga kjo tragjedi, ju siguroj se në këto momente të vështira për familjarët e viktimave dhe kombet tuaja, jemi me ju dhe lutemi që viktimat të prehen në paqe!” – shprehet Kreu i Shtetit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: