Në emisionin “Real Story” në “News 24” kishte një debat të ashpër mes politikanëve dhe analistëve të ftuar.

Ata debatuan në lidhje me rolin e opozitës së bashkuar dhe reformimin e saj të mundshëm. Politikani Kullolli tha se ajo që po ndodh në PD mund të quhet “tragjedia bashiste”, pasi Basha e di se nuk fiton dot.

Ndërsa, Ralf Gjoni deklaroi se i vjen realisht keq që PD dhe LSI kanë arritur në këtë pikë kaq të ulët. Gjoni theksoi se 3-4 liderë politikë po mbajnë peng partitë e tyre dhe për fat të keq edhe të ardhmen e vendit.

Kullolli: Më 2014 ka filluar mbjellja e hashashit. Basha tregon përralla me këtë opozitë nuk vjen kurrë në pushtet. Unë shoh se PD i shmanget përgjegjësive të veta dhe i lëshon dikujt tjetër. Kjo quhet tragjedia Bashiane. “Tragjedia Bashiste” per te fituar zgjedhjet është vetëm tragjedia e Lulzim Bashës. Po nuk e kuptuat këtë, nuk di çfarë t’ju them.

Basha çfarë nuk thotë. Basha nuk bind dot të gjithë që mos hyjnë në parlament, nuk e bind dot zonjën Hajdari për shembull. Pyetja është me cilat vota do i imponohet sistemit Basha?

Arion Sulo: Kriminelët kanë dalë nga ana tjetër, jo nga opozita. Me ndërkombëtarët, siç u miratuan reformat e tjera do të miratohet edhe reforma zgjedhore. Ju dhe maxhoranca bëni puç, pasi nuk keni me vete opozitën e bashkuar.

Kullolli: PD duhet të shkëputet nga klientelizmi.

Arion Sulo: .Dako doli në përgjime dhe pranë ka pushtet në PS.

Kullolli: Partia Demokratike ka bërë fushatë mizerale, ka akoma klientelizmin brenda, duhet të ndryshojë.

Ralf Gjoni: Problemi është te sistemi. Hajde e reformojmë sistemin dhe shohim kush ka peshë. Më vjen keq për pikën e ulët ku ka mbërritur PD dhe LSI sot. PD dhe LSI nuk kanë hyrë në parlament. 3-4 individë kanë marrë peng partitë e tyre dhe po na marrin peng edhe të ardhmen tonë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb