FRANCE – Hetuesit francezë kanë nisur analizimin e të dhënave nga incizimi i zërit në kabinën e pilotëve të avionit të udhëtarëve të firmës Germanwings, që u rrëzua në Alpet Franceze.

E përditshmja New York Times ka raportuar se dëshmia nga incizimi tregon se njëri nga pilotët kishte dalë nga kabina dhe nuk kishte arritur të kthehej më brenda për shkak të bllokimit të derës para rrëzimit të aeroplanit.

_81910938_026482566

“Personi jashtë kabinës troket fort në derë, por nuk përgjigjet askush, – i ka treguar një hetues, gazetës amerikane.- Më pas goditjet në derë intensifikohen, por sërish nuk ka asnjë përgjigje”, ka thënë ai duke shtuar se sipas regjistrimeve të zërit, piloti me dëshpërim mundohet të hyjë në kabinë aq sa duket që do të rrëzojë edhe derën.

_81895202_france_crash_624_v5 (1)

Ish-marshalli i forcave ajrore amerikane, Daniel Joineri ka thënë për CNN-in se mendon që dera e kabinës është mbyllur nga brenda, ndërsa ka shtuar se dyert e aeroplanit mbyllen fort duke e bërë të pamundur hapjen me forcë të tyre.

_81910384_81910277

Ende nuk është dhënë ndonjë informacion zyrtar se pse bashkë-piloti e kishte të pamundur të kthehej në kabinë. Një zëdhënës i kompanisë Lufthansa, e cila e operon firmën ajrore me buxhet të ulët, Germanwings, tha se nuk dijeni për raportin e gazetës amerikane dhe se “nuk kemi informacion nga autoritetet, që e konfirmojnë këtë raport.”

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb