Ditën e sotme po zhvillohet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, e cila bën me dije se në gjykatë është i pranishëm vetëm avokati Henrik Ligori dhe familjarët e të miturit, E.Durdës, që humbi jetën në Gërdec.
Kujtojmë se ish -ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu është marrë i pandehur për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me kuadrin ushtarak komandues.
Ai akuzohet nga SPAK si një nga përgjegjësit e tragjedisë së 15 marsit 2008 ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit, në Gërdec humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Gazetarja Lala zbuloi se pritet që gjykata ditën e sotme të vendosë nëse çështja ndaj ish-ministrit do kalojë për gjykim apo jo.