Edhe pas 7 viteve nga tragjedia e Himarës, ku 12 studentë dhe drejtuesi i autobusit  humben jetën në aksidentin fatal në qafën e Vishës, familjarët e viktimave luten për drejtësi.

Apelet ndaj shtetit për dënimin e fajtorëve kanë qenë të përsëritura në këto vite veçanërisht nga prindërit e dy prej viktimave Joana Debinjës e Dorina Stafës, të cilët thonë se fajtorët e vdekjes së vajzave të tyre më 22 maj të vitit 2012 janë ende të lirë.

Dhimbja për ndarjen nga jeta të vajzës së tyre nuk do të shuhet kurrë, por drejtësia është e vetmja gjë që do të qetësonte shpirtin e prindërve të Dorinës, ndaj ata thonë se do të vijojnë të kërkojnë rihapjen e çështjes.

13 të vdekur dhe 22 të plagosur është bilanci tragjik i aksidentit të Qafës së Vishës në Himarë, kur autobusi me studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” përfundoi në humnerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb