IRAK

Një tragjedi e vërtetë ndodhi në lumin Tigër, në Mosul të Irakut, ku pas përmbysjes së një trageti, së paku 102 persona janë mbytur. Zyrtarët irakenë thanë se ndër viktimat, së paku 12 ishin fëmijë. Më shumë se 170 vetë ishin në bord dhe  rreth 60 njerëz janë zhdukur, tha Kryetari i Mosulit Zuhair al-Araji, shkruan CNN.

Viktimat janë të shumtë në numër, për shkak se shumica e atyre që ishin në bord nuk dinin not, pasi kishte shumë fëmijë dhe të moshuar si pasagjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb