Një i ri 23 vjeç u dënua sot me së paku 24 vjet burg për shkak se vrau një burrë në moshë, i dënuar për vrasjen e një fëmije shumë kohë më parë, shkruan “Daily Mail”.

Ieuan Harley, 23 vjeç, goditi me thikë për vdekje David Gaut, 54 vjeç, në New Tredegar, South Wales, pasi zbuloi se ai ishte burgosur për vrasjen e një djali 15-muajsh në vitin 1985. Harley akoma nuk kishte lindur kur Gaut e kishte kryer krimin e tmerrshëm, duke vrarë djalin e të dashurës së tij, mirëpo e ka therur për vdekje si “ndëshkim për atë që kishte bërë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nëna e David Gaut tha se e di se djali i saj ishte një “përbindësh”, por shoi se edhe 23-vjeçari Ieuan Harley “nuk ishte më pak kriminel”, pasi vrau birin e saj. Harley nuk shfaqi asnjë emocion në gjykatë, ku iu tha se është dënuar me së paku 24 vjet burgim, e që në bazë të sjelljes mund të shkojë edhe me burgim të përjetshëm.

Gjykatësi i çështjes  Clive Lewis i tha Harleyt: “Unë e kuptoj se ju e keni kryer krimin, pasi keni marrë vesh se viktima në këtë rast kishte vrarë një fëmijë, por asgjë nuk e toleron krimin tuaj të tmerrshëm me mbi 140 goditje me thikë ndaj David Gaut. Thjesht ajo që keni kryer ju është një vrasje dhe vrasja nuk mund të tolerohet aspak. Pra, ju jeni vrasës”, tha gjykatësi. Lewis e cilësoi vrasjen si mizore dhe sadiste, pasi viktima është goditur 120 herë me thikë sa ishte gjallë dhe mbi 28 herë të tjera, edhe pasi kishte vdekur.

Harley dhe shokët e tij David Osbourne, 51 vjeç, Darren Evesham, 47 vjeç, u akuzuan të gjithë për vrasjen e zotit Gaut në gushtin e kaluar. Mirëpo, dy shokët morën akuza më të buta dhe u dënuan përkatësisht për dy vjet e katër muaj dhe tri vjet e gjashtë muaj.

Gaut, i njohur si ‘Dai’, u burgos përjetë fillimisht, por më pas iu shndërrua në 32 vjet burgim në vitin 1985 për vrasjen e djalit të të dashurës së tij Chi Ming Shek, njohur si Marky.

(d.xh/ Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb