Sot në orën 13:00 në parkun e qytetit të Koçanit do të mbahet një protestë e organizuar nga qytetarët, e cila po përhapet gjerësisht në rrjetet sociale.

Protesta vjen pas incidentit tragjik ku humbën jetën 59 persona dhe ka si qëllim shprehjen e dhimbjes dhe revoltës për këtë humbje të madhe.

“Ne nuk mund t’i kthejmë bashkëqytetarët tanë të dashur, por jemi të detyruar të luftojmë për nder të tyre dhe për të ndryshuar këtë sistem joefikas që nuk na ofron siguri, mirëqenie dhe drejtësi,” thuhet në një postim në faqen “Koçani (Zëri i Koçanit)” në Facebook.

Qytetarët pritet të kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshime për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb