Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me hidhërim dhe tronditje pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën më shumë se 50 persona.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave, duke theksuar se humbjet janë të mëdha dhe të pazëvendësueshme.

Ai gjithashtu uroi shërim të shpejtë për të mbijetuarit dhe shprehu solidaritetin e plotë për autoritetet dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, duke qëndruar pranë popullit të fqinj në këto momente të vështira dhe të dhimbshme.

Postimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:

Me hidhërim dhe tronditje të thellë përcolla tragjedinë e madhe në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë ditë të rëndë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave për humbjet e mëdha dhe të pazëvendësueshme dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të mbijetuarve!

I përcjell Kryeministrit Hristijan Mickoski, autoriteteve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut fqinje dhe mike solidaritetin e plotë dhe qëndrojmë pranë tyre në këto momente të dhembshme!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb