ITALI 

Një aksident tragjik ndodhi përpara disa ditësh në një autostradë të Italisë, ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë. Të rinjtë që humbën jetën u identifikuan si Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja, përkatësisht 20 dhe 21 vjeç.

Të dy miqtë sapo kishin dalë nga klubi i natës, kur një makinë e drejtuar nga një 30-vjeçare italiane i shtypi ata për vdekje. Vajza italiane u arrestua menjëherë pas ngjarjes, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri
  • foto galeri

Miqtë dhe të afërm të dy viktimave u mblodhën në vendin ku ndodhi tragjedia dhe kujtuan Ergin dhe Xhulion. Dy të rinjtë ishin duke kaluar gjatë natës në rrugë pa ndriçim, kur u aksidentuan për vdekje.

Xhulio veçanërisht njihej nga komuniteti, për shkak se ishte aktivizuar në futboll. Aksidenti ka ende hije dyshimi dhe po kryehen hetime të plota për ta zbardhur atë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb