Policia britanike zbulon kombësinë e 39 viktimave që u gjetën brenda një kamioni në Esexx, 38 të rritur dhe një adoleshent. Sipas Mirror, viktimat janë të nacionalitetit kinez. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur dhe hetuesit britanikë po përpiqen të zbulojnë itinerarin dhe si përfunduan në trajlerin frigorifer duke humbur jetën.

Policia ka ndaluar deri tani shoferin e kamionit, një 25-vjeçar irlandez.

Mo
Mo

Oficerët në Irlandën Veriore kanë bastisur dy shtëpi dhe Agjencia Kombëtare e Krimit tha se po punonte për të identifikuar “grupet e krimit të organizuar që mund të kenë pasur rol”.

Trajleri mbërriti në Purfleet përmes lumit Thames nga Zeebrugge, Belgjikë. Stafi i Ambulancës zbuloi kufomat në kontejner në Parkun Industrial Ëaterglade në Grays në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Kamioni u largua nga porti në Purfleet menjëherë pas orës 01:05. Policia tha që pjesa e përparme e kamionit vinte nga Irlanda Veriore dhe merrte rimorkion nga Purfleet. Eric Van Duyse, një zëdhënës në zyrën e prokurorit federal të Belgjikës konfirmoi nisjen e hetimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: