Një zonjë xhenovezë falenderon Forcat zjarrëfikëse të Brescias të cilët janë impenjuar për të nxjerrë të humburit poshtë urës Morandi.

Ajo shfaqet shumë e prekur për atë që ka ndodhur dhe thotë:”Faleminderit që jeni, që kur ka ndodhur fatkeqësia unë nuk ha dhe nuk fle më”, përsërit gruaja me zërit që i dridhet nga emocioni.

Ajo e falenderon dhe i puth duart një punonjësi të forcave zjarrfikëse si dhe i ka dhënë biskota që ajo vetë i ka bërë për ta.

Video është postuar nga zv-kryeministri italian Matteo Salvini në rrjetin social Facebook: Gjest human, thotë Salvini duke komentuar videon.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb