TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tragjedisë në Genova ku humbën jetën dhjetëra njerëz. Ai ka shkruar në italisht në Twitter duke përmendur profilin e kryeministrin italian Giuseppe Conte.


Rama thotë se tragjedia e Genovas ka copëruar zemrën e Shqipërisë dhe se për shqiptarët të gjithë ishin vëllezër dhe motra.


“Tragjedia e Genovas ka copëtuar zemrën e Shqipërisë. Ndjekim me ankth orë pas ore bilancin shkatërrues të jetëve të humbura dhe përpjekjet e shpëtimtarëve. Në mesin e rrënojave kishte edhe dy shqiptarë që banonin në Itali, por për ne të gjithë ishin vëllezhër dhe motra @GiuseppeConteIT”, shkruan Rama.


(m.k/BalkanWeb)