Një ditë pas tragjedisë në Genova të Italisë ku u shemb ura Morandi, pjesë e atuostradës A10 duke lënë dhjetëra viktima, ka reaguar ambasada shqiptare në Itali. Ambasada konfirmon vdekjen e dy shqiptarëve dhe thotë se është në dispozicion të të afërmeve.
“Farnezina dhe Ministria e Brendshme italiane konfirmojne vdekjen e dy shtetasve shqiptare ne aksidentin tragjik te Genovas.
Pas kontakteve me spitalin e Genovas dhe familjaret, Ambasada konfirmon se viktimat jane shtetasit shqiptare Marjus Djerri dhe Admir Bokrina.
Ambasadorja Anila Bitri ne bisedat telefonike me te afermit e dy viktimave ngushelloi familiaret dhe u ofroi mbeshtetjen e shtetit shqiptar ne kete çast te rende”, deklaron ambasada.
(m.k/BalkanWeb)