Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi në Santo Domingo ka shkuar në 226, ndërsa të gjithë trupat u janë dorëzuar familjarëve të viktimave.
Çatia në klubin e natës Jet Set u shemb mbrëmjen e 8 prillit, teksa ylli i muzikës merenge Ruby Perez ishte në skenë. Ai vetë humbi jetën kur ndodhi ngjarja e rëndë.
“Ka 221 vdekje në terren zero (vendi i tragjedisë) dhe katër nga spitalet,” tha Ministri i Shëndetësisë Publike Victor Atala në një konferencë për shtyp dje në mëngjes. Një grua nga Kosta Rika ndërroi jetë nga plagët e marra më vonë në spital, duke e çuar numrin e të vdekurve në 226.
Sube a 226 la cifra de #muertos por el colapso del techo de una discoteca en Santo Domingo.
Noche de fiesta se convirtió en pesadilla en el #Jetset.https://t.co/O4NbWV1vRP pic.twitter.com/cmcXI3XZXK
— Fuerza Informativa Azteca (@AztecaNoticias) April 13, 2025
Fatkeqësia e cilësuar si tragjedia më e madhe e shekullit në Republikën Domenikane, tejkalon numrin e viktimave në zjarrin e vitit 2005 në një burg në pjesën lindore të vendit, kur humbën jetën 136 të burgosur.
Ministri deklaroi gjithashtu se “të gjithë trupat u janë dorëzuar” familjarëve të viktimave, duke i dhënë fund pritjes së tyre të gjatë jashtë morgut. Që nga e marta, dhjetëra njerëz ishin mbledhur jashtë departamentit të mjekësisë ligjore. Dje turma ishte zhdukur, sipas pamjeve të transmetuara nga rrjetet televizive.
(BalkanWeb)