Kryeministri Hristijan Mickoski ka shprehur trishtim të thellë për tragjedinë në Koçan, duke e quajtur këtë një ditë të dhimbshme për Maqedoninë e Veriut.

Ai e ka cilësuar humbjen si shumë të madhe dhe ka theksuar se dhembja që po kalon çdo familje nuk mund të përshkruhet me fjalë. “Në këto momente të dhimbjes së thellë, jemi pranë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre. Populli dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka që mundin për të lehtësuar këtë dhimbje dhe për të ofruar mbështetje në këto kohë të vështira. U bëj thirrje të gjitha institucioneve përkatëse, shërbimeve shëndetësore dhe autoriteteve lokale që të ndërmarrin të gjitha masat për t’i ndihmuar të lënduarit dhe për t’u dhënë mbështetje familjeve të prekura”, shtoi Mickoski.

Ai paralajmëroi se do t’i drejtohet opinionit gjatë ditës me më shumë detaje lidhur me masat e ndërmarra.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb