“Jam thyer dhe më është thyer shpirti”, me këto fjalë e nisi kryeministri Hristijan Mickoski fjalimin e tij pas tragjedisë në Koçan.
“Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar. Por ndryshimet nisin nga ne”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij sot para opinionit publik ku ndër të tjera tha se kompania që dispononte godinën ka patur licencë të falsifikuar.
“Ja i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Nuk dua që kjo ngjarje të politizohet, se dikush po përpiqet të bindë një palë tjetër për përgjegjësi. Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve”, tha Mickoski.
“Në ditët në vijim do të marrim një sërë masash që do të thonë shumë, në luftën për këtë vend dhe në emër të të gjithë viktimave të kësaj tragjedie dhe familjeve të tyre”, tha Mickoski.
Alsat mëson se në stacionin policor në Karposh në Shkup, në pyetje po merret edhe ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sa i përket dhënies së licencave jolegale ndaj objektit në fjalë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paraprakisht informoi se MPB-ja në koordinim me Prokurorinë Publike deri më tani për këtë ngjarje janë të dyshuar mbi 20 persona, prej të cilëve 15 janë në stacion policor.
(Balkan Web)