Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka ofruar të dhëna konkrete për gjendjen e të lënduarve nga ngjarja tepër e rëndë, ku ndërruan jetë së paku 51 persona në një diskotekë.

Pas tragjedisë në Koçan, spitalet e ndryshme të Maqedonisë së Veriut kanë raportuar mbi shpërndarjen e pacientëve të shtruar. Ja informacioni përkatës:

Kirurgjia Pediatrike: 4 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje kritike.

Klinika e Kirurgjisë Plastike: 11 pacientë.

Spitali Klinik i Shtipit: 45 pacientë.

Spitali i Përgjithshëm i Koçanit: 30 pacientë.

Spitali “Shën Naumi i Ohrit”: 29 pacientë.

Spitali “8 Shtatori”: 17 pacientë.

KARIL: 16 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje kritike.

Nga 18 pacientët në gjendje kritike, ndodhen:

3 pacientë në Kirurgjinë Pediatrike.

7 pacientë në KARIL.

5 pacientë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit.

3 pacientë në Spitalin e Vjetër të Qytetit.

Për informacion shtesë mbi gjendjen e pacientëve, mund të kontaktoni këto numra:

Spitali “8 Shtatori”: 071 226 764

Qendra Klinike: 070 387 115

Spitali “Shën Naumi i Ohrit”: 075 203 026.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb