LEZHË- Dy vëllezër kanë mbetur të vdekur nga aksidenti i rëndë në Lezhë ku një masiv shkëmbor u shkëput në rrugën e Torovicës dhe ra mbi një fuoristradë “Range Rover”. Sipas informacioneve të para janë tre persona që kanë humbur jetën, 2 vëllezër dhe bashkëshortja e njërit prej tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, ndërsa në makinën mbi të cilën ra masivi shkëmbor udhëtonin disa persona, të gjithë të një familjeje. Policia tha zyrtarisht se deri tani janë identifikuar tre prej viktimave pasi zjarrfikësit dhe policia po punojnë për largimin e shkëmbit që ka shtypur dhe ka mbuluar gjysmën e makinës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb